Brukseli paralajmëron udhëtarët: Kush falsifikon testet, do të gjobitet dhe burgoset!
Written by Radio Travel on 30/09/2021
Autoritetet në Bruksel kanë paralajmëruar se udhëtarët që përpiqen të përdorin teste të rreme PCR për të udhëtuar rrezikojnë të përballen me gjoba dhe madje të shkojnë në burg, pasi qeveria nuk do të tregojë asnjë tolerancë për shkelësit e ligjit.
Tre persona që u përpoqën të udhëtonin me teste false PCR COVID-19 në fillim të këtij viti, tashmë po përballen me dënime me gjashtë muaj burg pasi u shpallën fajtorë nga autoritetet në Belgjikë. Për më tepër, ata duhet të paguajnë një gjobë prej 1.600 eurosh./radiotravel.al