Britaniket jashte vendit per Krishtlindje: “Duam t’i largohemi situates qe ka krijuar Brexit”!
Written by rt on 20/12/2018
Rreth 9 milione britanike kane rezervuar te kalojne festat e fundvitit jashte shtetit duke i renditur ne turistet europiane qe do te udhetojne me shume kete periudhe. Sipas studimit u zbulua se destinacioni me i frekuentuar nga britaniket eshte Amerika e cila me pas ndiqet nga Tailanda dhe Australia.Ky studim u krye nga agjencia e udhetimeve Expedia. Gjithashtu disa destinacioneve te tjera te preferuara nga britaniket jane India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Rreth 29 % e turisteve britanike, thane se do t’i kalojne festat e fundivitit jashte vendit sepse duan te largohen sa me shume nga situata qe ka krijuar Brexit.