Britania vendos Malin e Zi në listën e kuqe/ Mijëra pushues pagojnë një “mal” me para për karantinën!

Written by on 02/09/2021

Britania e ka vendosur Malin e Zi në listën e kuqe të vendeve për shkak të rasteve  të larta me infeksionet Covid. Kjo nënkupton se cilido që gjatë 10 ditëve të fundit përpara mbërritjes në Britani ka qenë në territorin malazez, do duhet të karantinohet për 14 ditë në hotele bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Një lajm i tillë nuk është pritur aspak mirë nga pushuesit, të cilët ndër të tjerësh kritikojnë edhe çmimet e kripura të hoteleve. Për momentin nga vendet e Ballkanit dhe Evropës, vetëm Mali i Zi dhe Turqia janë në listën e kuqe./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist