Brenda janarit nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Written by on 06/01/2021

Brenda muajit janar pritet të nisin punimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe zgjatimit të ri në Rinas.  Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  e cila ka dorëzuar së fundmi edhe vlerësimin e ndikimit në mjedis për këtë projekt të rëndësishëm. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor, 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.


Current track

Title

Artist