Boeing redukton prodhimin e 737
Written by rt on 08/04/2019
Max Boeing do të reduktoje prodhimin e modelit te avioneve 737 Max nga 52 në 42 njësi në muaj pasi aktualisht po punon per rritjen e sigurisë se avionit. Lajmi vjen pasi prodhuesi pranoi për herë të parë që aktivizimi i gabuar i funksionit të sistemit të rritjes së karakteristikave manovruese të avionit Max 737 mund të ketë luajtur një rol në rrëzimin e avionëve ne aksidentet ajrore te Ethiopian Airlines dhe Lion Air. Drejtuesit e kompanise shprehen gjithashtu se po perpiqen te ruajne nivelet aktuale te punesimit dhe cilesine ne sisitemin e prodhimit ne menyre qe te minimizohen problemet operacionale dhe ndikimi financiar ne normen e prodhimit.