Bitcoin behet 8 vjec!

Written by on 23/05/2018

Komuniteti qe zoteron apo perkrah kriptovalutat ka festuar pervjetorin e 8-te te transaksionit te pare ne boten reale ku Bitcoin u perdor si nje valute per te paguar per diçka. Ne maj 2010, nje programues kompjuterit, postoi ne internet nje kerkese per te blere nje pica me bitcoin. Disa dite me vone, kerkesa e tij pati nje pergjigje te suksesshme. Sot vlera e 10 mije monedhave te tilla llogaritet ne rreth 80 milione dollare amerikane. Nese do te vendosnim kutite e picave njera mbi tjetren per te arritur ne kete vlere, atehere ato do te ngjiteshin deri ne hapesire. Pervjetori i Bitcoin gjithashtu sherben si kujtese mbi faktin se sa shume eshte rritur vlera e valutes, duke kapur edhe nje çmim rekord prej 20 mije dollaresh vitin e kaluar. Kriptovaluta me e madhe vetem para 8 vitesh vlente vetem disa qindarka.


Current track

Title

Artist

Background