Bilanci i parë i tërmetit që goditi vendin tonë! Autoritetet shtetërore njoftojnë qytetarët!

Written by on 26/11/2019

Tërmetet që prekën gjatë natës Shqipërinë kanë shkaktuar pasoja njerëzore dhe dëme të konsiderueshme materiale në qytetin e Durrësit dhe Tiranës. Strukturat e emergjencës janë mobilizuar për ti ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklarate është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet qëndruar jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme. Nga ana tjetër edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka njoftuar pezullimin e ditës së sotme për Durrësin dhe Tiranën. Për shkollat e qarqeve të tjera do të ketë një njoftim të dytë.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist