BERZH  mbeshtet financiarisht permiresimin e infrastruktres rajonale ne vend

Written by on 29/06/2018

 

BERZH  mbeshtet financiarisht permiresimin e infrastruktres rajonale ne vend

Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim ka deklaruar se ka shqyrtuar propozimin e Ministrise se Financave per perfitimin e nje kredie prej 50 milione dollaresh, te cilat do te investohen ne infrastrukture. Vendimmarrja finale pritet te merret ne Tetor. Kredia do te sherbeje per te financuar projektin prej 63 milione dollaresh te Fondit Shqiptar te Zhvillimit per nderlidhjen e rrugeve rajonale dhe lokale te Shqiperise. Nderhyrja ne rrjetin rrugor synon te permiresoje cilesine e rrugeve, sigurine e tyre dhe te rrise mbrojtjen nga faktoret klimatike si rreshqitjet e dheut dhe permbytjet.Investime ne akset rrugore lokale dhe rajonale synon qe te permiresoje lidhjen dhe te shkurtoje kohen e levizjes drejt nje zone te caktuar, apo ndermjet rajoneve.


Current track

Title

Artist

Background