Berlini planifikon mbylljen, kryebashkiaku: “Mënyra e vetme për të kontrolluar pandeminë”!

Written by on 11/12/2020

Rritja e ndjeshme e infektimeve me Covid-19 në Gjermani, po detyron Berlinin të mbyllet për të marrë nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, tha se do të kërkonte miratimin e parlamentit të qytetit të martën e ardhshme për të mbyllur dyqanet përveç supermarketeve deri në 10 janar. Gjithashtu ai kërkon të zgjasë pushimin e shkollave dhe zhvendosjen e mësimit online për një javë. Vendi ka qenë në bllokim të pjesshëm për gjashtë javë, me bare dhe restorante të mbyllura, por dyqane dhe shkolla të hapura.


Current track

Title

Artist