Berati,pikë e rëndësishme turistike për Ballkanin

Written by on 20/06/2019

 

 

Në Berat është zhvilluar mbledhja e radhës e Task Forcës së turizmit. I pranishëm në takim ka qenë edhe minstri i Mjedisit dhe Turizmit , Blendi Klosi, i cili ka diskutuar problematikat e evidentuara të vitit 2018 dhe investimet e ardhshme të qeverisë zhvillimin e Beratit. Ai ka theksuar se qarku i  Beratit do të marrë investime jo vetëm për kalanë ,por edhe rrugën që të çon në Malin e Tomorrit, kanionet e Skraparit , si edhe në fshatrat përreth. Ministri ka folur edhe për projektin Smile Albania 2019 , ku një pikë do të ketë edhe qyteti i Beratit. Në 10 korrik një grup studentësh të menaxhimit të turizmit do të jenë në Berat në një pikë të informacionit turistik.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist