Berati, thesari i energjisë shpirtërore, në faqet e para të medieve ndërkombëtare!
Written by Radio Travel on 10/01/2020
Qyteti i një mbi një dritareve, Berati është konsideruar si një nga destinacionet më të njohura në botë për lidhjen me hyjnoren dhe fushën energjike të lartë. “Behind the Iluzion”, ka renditur 10 destinacionet më të njohura për energjinë e tyre të lashtë. Berati në shkrim cilësohet si një ndër vendet më të njohura në botë për lidhjen hyjnore dhe fushën energjike të lartë. Berati është një krenari e arkitekturës shqiptare. Qyteti i vjetër është dhe në mbrojtjen e UNESCO-s, thesar i historisë shqiptare dhe dëshmi e harmonisë midis besimit dhe kulturës.