Afresku i kishes se “Shen Triadhes” ne Berat, nje pasuri e vyer e trashegimise kulture, i eshte nenshtruar restaurimit.Punonjesit e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare ne Berat po kryejne nderhyrje konsoliduese dhe restauruese ne kete afresk, qe eshte demtuar ne pjesen me te madhe te tij. Ne kishe jane perdorur me mjeshteri shume tipare te arkitektures bizantine, qe e bejne kete monument nje nga me interesantet dhe me piktoresket ne Kalane e Beratit.