Bënjat në Përmet “thithin” 1200 vizitorë në ditë!
Written by Radio Travel on 05/07/2021
Bënjat në qytetin e Përmetit gjatë këtij sezoni turistik, po frekuentohen nga 1200 vizitorë në ditë. Natyra, ajri i pastër dhe ujërat kurativë janë disa nga arsyet përse njerëzit e vizitojnë këtë vend.
Gjithsesi shumica prej tyre kanë rezerva përsa i takon infrastrukturës të pa sistemuar, mungesës së shërbimeve në zonë dhe tualeteve publike./radiotravel.al