Belgjika propozon një reformë të re në Europë/ Vetëm 4 ditë punë në javë!

Written by on 08/10/2021

Belgjika së shpejti pritet të miratojë planin e saj i cili u mundëson punonjësve vetëm 4 ditë në javë punë. Një zëdhënës i ekonomisë belge tha për mediat se propozimet aktualisht po diskutohen brenda qeverisë federale belge si pjesë e një programi më të gjerë të reformave të tregut të punës.

Qeveria federale do ta shqyrtojë propozimin javën e ardhshme në atë që mendohet të jetë lëvizja e fundit drejt një të ardhmeje pune më fleksibile në Evropë. Studimet e deritanishme kanë treguar se punonjësit të cilët punojnë me orar më të reduktuar janë më pak të stresuar dhe nuk ndikon negativisht në produktivitetin në punë./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background