BE, se shpejti nenpunesit doganor do te jene… avatare!

Written by on 10/11/2018

Ai qe do te doje te hyje ne Bashkimin Evropian ne te ardhmen nuk do te takoje ne kufi nje njeri prej mishi e gjaku, por nje nepunes policie te krijuar nga kompjuteri. Do te jete nje avatar qe do te verifikoje nga njera ane dokumentat e udhetimit, si pasaporten e udhetimit, vizen dhe deshmine per mjetet e nevojshme financiare. Nga ana tjeter ai do te beje pyetje si nepunes dogane, si per shembull per permbajtjen e valixhes ose shkakun e udhetimit. Sipas autoriteteve te BE  programi vitin qe vjen do te testohet ne kalime te veçanta kufiri ne Hungari, Letoni dhe Greqi. Nepunesi i kufirit qe perfaqesohet nga kompjuteri, duke perfshire nje test automatik per genjeshtra, eshte pjese e projektit kerkimor iBorderControl. Synimi eshte qe kontrollet ne hyrje te BE-se te pershpejtohen dhe te behen me te sigurta. Çdo vit ne BE hyjne 700 milione vete dhe tendenca eshte ne rritje. Projekti kushton 4.5 milione euro, nderkohe qe eksperte te pavarur dyshojne se ai do te kete sukses.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist