BE, gati programin e inovacionit nga i cili përfiton dhe Shqipëria
Written by Radio Travel on 09/07/2019
Komisioni Evropian, po përgatit programin “Horizon Europe”, i njohur për kërkimin dhe inovacionin e Bashkimit Europian. Ky projekt i cili do të ketë një buxhet prej 100 miliardë eurosh, i drejtohet edhe vendit tonë, i cili ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e tij, në vitin 2014. Programi përmirëson jetën e përditshme dhe ndihmon në tranformimin e sfidave të mëdha shoqërore, si ndryshimi i klimës.