BE financon menaxhimin e baseneve ujore ne vendin tone
Written by rt on 22/09/2018
Menaxhimi i baseneve ujore eshte nje domosdoshmeri ne vendin tone, pasi ndertimet informale dhe pa kriter kane ndikuar ne demtimin e tyre. Ne kete kuader Bashkimi Europian po financon rreth 100 mije euro per trajnimin dhe ndergjegjesimin e shoqerise civile ne mbrojtje te tyre. Sipas perfaqesuesve te BE-se, ky projekt do te kete dy faza kryesore, krijimin e kapaciteteve qe merren me basenet ujore dhe menaxhimin e integruar te tyre.Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka problem me ndertimin e hidrocentraleve e ne te njejten kohe me faktin se vetem 10% e ujerave trajtohen.Projekti zgjat tre vjet dhe do te implementohet ne kater qytete, Pogradec, Durres, Vlore dhe Shkoder. Fillimisht do te behet trajnimi i organizatave te shoqerise civile e me pas do te jepen grante qe ato te implementojne projektin ne terren.