Banka e Shqipërisë pasqyron 2019-ën, shqiptarët marrin çdo vit e më shumë overdrafte!
Written by Radio Travel on 31/12/2019
Interesi mesatar i overdraftit për individët ka shënuar rritje gjatë vitit 2019. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në nëntor interesi mesatar për overdraftit, u rrit në 11.8% kundrejt nivelit 11.3% që ishte në muajin e mëparshëm dhe duke arritur në nivelin më të lartë në një vit. Overdrafti është një produkt financiar që në përgjithësi e marrin individët që marrin rrogat në banka,kur u duhen paratë shtesë.