Bali i thote stop “turizmit vulgar”
Written by rt on 25/09/2018
Bali, nje prej destinacioneve me te preferuara ne bote kerkon te ndale zhvillimin e “turizmit vulgar” ne vend. Sipas autoriteteve lokale te nje prej ishujve me ekzotike eshte ne process miratimi nje vendim i ri qe do t’i kufizoje turistet e huaj me sjellje te pahijshme te veshin rrobabanjo apo te ngjiten ne tempujt e shenjte te Balit. Ne te kundert jo vetem tempujt do te mbyllen per keta turiste por ata qe ekzagjerojne me sjelljet e tyre jo te perputhshme me kulturen vendase edhe mund te gjobiten. Pas alarmit per rritjen e pakontrolluar te turisteve ne Bali tashme vjen ky vendim i ri qe me siguri do te ndikoje ne shifrat e turisteve te huaj ne kete destinacion.