Autoriteti Portual Durrës njofton të gjithë udhëtarët, ja kur do të rinisin lundrimet!

Written by on 06/01/2020

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar mëngjesin e sotëm mbi ecurinë e lundrimeve .Deti i trazuar dhe era e fortë në brigjet e Italisë kanë penguar natën e kaluar nisjen e dy trageteve të linjës Bari-Durrës. Nga të dhënat zyrtare të portit, mësohet se dy tragete të tjera “Rigel III” dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe janë ankoruar në portin e qytetit italian. Dy tragete të tjera që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të mbrëmjes të së dielës nuk janë nisur dot për shkak të motit të keq me det të trazuar dhe erëra të forta. Kompanitë e lundrimit kanë njoftuar se kanë marrë masa në njoftimin e udhëtarëve për ndryshimin e orareve të lundrimeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist