Autoriteti i Konkurrencës kërkon rishikim të tarifave për biletat e “kripura” në Aeroportin e Rinasit
Written by rt on 26/07/2018
Autoriteti i Konkurrencës kërkon rishikim të tarifave për biletat e “kripura” në Aeroportin e Rinasit
Situata monopol me aeroportin e Rinasit dhe numri i kufizuar i linjave po rrit përfitimet e kompanive ajrore që po aplikojnë çmime të kripura për udhëtarët. Autoriteti i Konkurrencës,ka reaguar per kete situate dhe i kërkon qeverisë që të ndërhyjë për të rishikuar tarifat e shërbimit nga kompania koncesionare. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, tarifat duhet të orientohen drejt kostos. Në fakt, në kontratën koncesionare të vitit 2005 është parashikuar rishikimi i tarifave të shërbimit çdo 3 vjet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duke qenë Rinasi e vetmja portë hyrjeje nga ajri drejt Shqipërisë, po shfrytëzohet më së miri dhe nga shoqëritë e fluturimit, të cilat rritjes së fluksit të udhëtarëve i janë përgjigjur me rritjen e cmimit të biletave, sipas rregullit bazë të ekonomisë së tregut të lirë që çmimet i vendos kërkesë-oferta.