Autoritetet ndezin dritën e kuqe,”kujdes me këto lodra, rrezikojnë shëndetin e fëmijëve tuaj”!

Written by on 25/12/2019

Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka bllokuar 10 mijë lodra për fëmijë pasi nga analizat  e bëra në Itali kanë rezultuar me përmbajtje kimike më të lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Europian .”Janë 10 mijë produkte që janë bllokuar në pjesën e parë të muajit dhjetor .Kemi bërë analiza të certifikuara në Itali dhe pas marrjes së mostrave të dala në tregun tonë dhe rezulton që pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike , jashtë normës për tu tregtuar me shumicë dhe pakicë”, ka deklaruar Lavdrim Sahitaj, kreu i ISHMT.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist