Author: rt

Page: 8

Aeroporti i Londrws “Heathrow” është duke punuar për të ofruar teste të shpejta tek punonjësit ndërsa kërkon të parandalojë përhapjen e Covid-19 në aeroport. Skema është krijuar për të mbështetur masat tashmë të vendosura për të mbajtur të sigurt aeroportin, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së llojit të ri më ngjitës të virusit […]

Ministrja e turizmit në Spanjë, Reyes Maroto, tha të shtunën se ajo shpreson që turistët kombëtarë të mundësojnë një rifillim të turizmit për Pashkë.“Është e vështirë të parashikohet, por nëse përmbushen kushtet e sigurisë shëndetësore, qeveria mund të shohë një rinisje të udhëtimeve kombëtare. Qeveria po punon për një rihapje të turizmit”, siguroi ajo. Në […]

Për muajin shkurt amerikanët duhet të mbajnë maska me detyrim në të gjitha llojet e transportit publik. Në urdhër specifikohet  që maskat të vendosen nga të gjithë udhëtarët përfshirë avionë, terminale, anije, tragete, trena, stacione treni, metro, autobusë, taksi dhe mënyra të tjera transporti. Ekspertët besojnë se vendosja e maskave do t’i mbrojë amerikanët, do […]

“Turkish Airlines” ka njoftuar se  nga dita e sotme të gjithë pasagjerët që drejtohen drejt Gjermanisë duhet të mbajnë maska kirurgjikale FFP2. Vendimi është marrë në përputhje me rregullat e autoriteteve gjermane, pas shtyrjes së kufizimeve deri më 14 shkurt. Masat e ndërmarra synojnë të parandalojnë përhapjen e variantit të ri të virusit, pasi Gjermania […]

Hyrja dhe dalja pa ndonjë arsye të vlefshme në Portugali është e ndaluar. Vendi i cili është një destinacion popullor për pushimet, ka zgjedhur të mbyllet prej të dielës për të rikthyer edhe njëherë kontrollin ndaj pandemisë. Ndërkohë që infektimet po rriten konsiderueshëm, Portugalia ka zgjedhur të mbyllë kufirin tokësor me Spanjën. Kontrollet në porte […]

Islanda do të fillojë të lejojë udhëtarët nga vendet e miratuara të shmangin testimin e detyrueshëm dhe periudhën e karantinës nëse tregojnë prova të vaksinimit. Certifikatat e koronavirusit duhet të tregojnë se ku, kur dhe cilat vaksina janë marrë dhe të dhënat do të shqyrtohen nga zyrtarët e Kontrollit të Kufirit. Udhëtarët duhet të kenë […]

“Ndaje historinë tënde” quhet konkursi më i ri i shpallur nga faqja recreation.gov e cila ju shpërblen nëse tregoni mjeshtërisht historinë tuaj të udhëtimeve. Konkursi është i organizuar në 6 kategori duke filluar nga udhëtimet e reflektimit me familjen deri tek udhëtimet me histori aksioni dhe aventurash. Çmimi i madh është një kartë dhuratë me […]

Të vendosur për t’u sjellë ndryshe nga pandemia, disa hotelierë amerikanë kanë vendosur testet Covid-19 si një domosdoshmëri për t’u shërbyer më mirë nevojave të mysafirëve. Shumë shtete të SHBA-së kërkojnë një rezultat negativ të testit të koronavirusit për udhëtarët e ardhur që dëshirojnë të shmangin karantinën. Për këtë arsye, për ta bërë më të […]

Kufizimi i lëvizjeve për Gjermaninë është thelbësore për të kontrolluar përhapjen e varianteve më infektuese të koronavirusit. Për këtë arsye Gjermania po planifikon të ndalojë udhëtarët nga vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja të Covid-19. Aktualisht fokusi është ndaj Britanisë së Madhe, Portugalisë, Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Duke nisur nga e diela, Portugalia do të kufizojë lëvizjet jashtë vendit për shtetasit e saj për një periudhë 15-ditore. Ministri i Brendshëm Eduardo Cabrita njoftoi se daljet e qytetarëve kombëtarë në rrugë ajrore, tokësore apo detare do të jenë të kufizuara, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Portugalia është vendi më i prekur në botë, në […]


Current track

Title

Artist