Australia zbardhet nga bora!
Written by rt on 05/06/2019
Australia Lindore është përfshirë nga reshjet e borës. Metereologët e kanë përshkruar si fenonem të rrallë , duke theksuar se shteti nuk kishte patur reshje domethënëse dëbore që prej vitit 2015. Bora në zonat subtropikale ka ardhur si pasojë e ajrit të ftohtë nga jugu , fenomen mjaft i pazakontë për shtetet me klimë tropikale. Paralajmërimet për motin e keq kanë përfshirë edhe Sidnein, ku u është kërkuar banorëve të qëndrojnë të shtëpi, për të qenë të sigurtë.