Australia cakton planin e hapjes së kufijve për udhëtimet ndërkombëtare
Written by Radio Travel on 04/08/2021
Në Australi ka filluar numërimi mbrapsht për rikthimin e udhëtimeve ndërkombëtare. Qeveria ka publikuar planin e saj me 4 faza në të cilin kufijtë do të rihapen kur 80% e popullsisë të jetë plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19.
Kryeministri australian Scott Morrison ndau detajet e planit i cili synon të heqë gradualisht kufizimet lokale dhe shtetërore dhe përfundimisht të rihapë kufijtë ndërkombëtarë./radiotravel.al