Atleti bullgar në Durrës, “bashkon” detin Adriatik me Detin e Zi!
Written by rt on 24/05/2019
Një atlet bullgar ka përshkruar në këmbë tokën shqiptare si pjesë të maratonës së tij nga Varna në Durrës. E gjithë rruga është bërë në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8” që lidh Bullgarinë me Maqedonië e Veriut dhe Shqipërinë. Rruga e tij nga Varna e Bullgarisë në portin e Durrësit ka zgjatur 15 ditë. Ai ka derdhur ujë nga Deti i Zi në detin Adriatik, si simbol bashkimi.