Artur Kurtallari: “ Gjallica , ballkoni i Shqiperise Etnike”!

Written by on 21/05/2018

Mali i Gjallices ne Kukes eshte nder me te bukurit dhe me sfiduesit ne vend. Kete e di mire edhe gazetari i apasionuar pas turizmit te aventures Artur Kurtallari i cili e ka vizituar shpesh. Ne nje lidhje te drejperdrejt me Travel Club, gazetari pranoi se maja e Gjallices sfidon jo vetem malet shqiptare si Tomorri e Korabi por edhe maja te rajonit. Nepermjet ngjitjes ne kete mal sipas Kurtallarit arrin te shijosh njekohesisht pamje te mrekullueshme te trojeve shqiptare brenda territorit te vendit por edhe ne Mal te Zi e Kosove. Edhe pse nje vend me potenciale te medha per zhvillimin e turizmit malor e te natyres mali i Gjallices sipas gezaterit, ka mbetur jashte vemendjes se autoriteteve qe me pak nderhyrje mund te sjellin nje zhvillim ndryshe per kete zone. Duke investuar ne turizmin e skive Gjallica mund te kthehej ne pisten e skive me joshese ne rajon. Edhe ata turiste qe e kane shijuar sadopak natyren e zones kerkojne me teper kushte duke theksuar mungesen e bujtinave.

Intervista e plote : Lidhje Telefonike


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist