Arsyeja pse u zhvendosen statujat fetare nga katedralja Notre Dame ne Paris.

Written by on 12/04/2019

 Statujat fetare të vendosura në krye të Katedrales “Notre Dame” në Paris, janë dashur të hiqen për herë të parë në mbi një shekull, si pjesë e punimeve për restaurimin e kullës së madhe të monumentit. Një vinç 100 metra i lartë uli me kujdesin maksimal statujat e bakrit që përfaqësojnë 12 apostujt dhe 4 ungjilltarët, në një kamion që do t’i transportonte më tej, duke i ofruar publikut një pamje të rrallë nga afer. Statujat, të cilat janë 3 metra të larta, janë dërguar në jugperëndim të Francës për t’u restauruar, në një projekt rinovimi që kap shifrën e 6 milionë eurove.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist