ARRSH informon, si paraqiten akset kryesore pas stuhisë së dëborës?

Written by on 16/02/2021

Pas përfundimit të reshjeve të borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve kryesore dhe shpërndarjen e kripës. Gjithsesi në rajonin verior çdo automjet duhet të qarkullojë me zinxhirë. Nga ana tjetër, në jug të vendit akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet duhet të pajisen me goma dimri. Ndër të tjerash autoriteti rrugor këshillon drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist