Armand Babani, fotoreporteri i njohur që jeton në Frankfurt prej 4 vitesh

Written by on 18/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar me një përvojë të gjatë, i cili aktualisht gjendet në Frankfurt të Gjermanisë. Ai tha se aktualisht po punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP” prej pak muajsh dhe se ndihet shumë mirë me këtë pozicion. Për Armandin zhvendosja në Gjermani ishte për shkak të filialit të kompanisë ku punonte më parë, ku më pas e gjeti veten në Frankfurt. Aktualisht ai ndihet mirë pas 4 viteve në Gjermani, por shprehet se do dëshironte që një ditë të plakej në Shqipëri.


Current track

Title

Artist