Arkeologet gjejne nje krem per sy… 2200 vjecar!

Written by on 07/09/2018

 

Arkeologet turq kane gjetur nje shishe me krem per sy gjate eksplorimeve ne varrezat e vjetra 2.200 vjeçare ne qytetin e vjeter Aizanoi. Aizanoi eshte nje qytet qe ndodhet ne zonen e provinces perendimore Kutahya ndersa qe nga viti 2010 eshte ne listen paraprake te trashegimise boterore te UNESCO-s. Kremi eshte perdorur ne kohet e lashta per kurimin e tharjes se syve.Sipas burimeve historike kremera te tilla kane perdorur ushtaret nderkohe qe kremi eshte gjetur ne varrin e nje burri per te cilin supozohet te kete qene ushtare. Duke rikujtuar se njerezit ne periudhat e lashta kane besuar ne vazhdimin e jetes pas vdekjes arkeologet thane se ka te ngjare qe familja ia ka vendosur kremin ne varr, me bindjen se do te kete nevoje per te. Shishja e gjetur eshte ekspozuar ne muzeun arkeologjik ne Kutahya.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist