“Arkat e tyre po shterojnë”, Drejtori i Transportit ajror jep alarmin

Written by on 23/11/2020

Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Alexander de Juinak, përmes një deklarate të fortë është shprehur se arka e kompanive ajrore është drejt fundit. Sipas tij, ato do të kenë nevojë për një ndihmë shtesë me një vlerë 70 – 80 miliardë dollarë nga qeveritë. Me valën e dytë të koronavirusit, trafiku ajror llogaritet të pësojë këtë vit sipas Juniak, humbje që shkojnë deri në 100 miliardë dollarë. “Sa më shumë që zgjat kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga falimentimi. Afro 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit”, u shpreh De Juinak për gazetën “La Tribune”.


Current track

Title

Artist