“Ariane” feston 40 vjetorin dhe bota mund të duartrokasë!
Written by Radio Travel on 26/12/2019
Në dhjetor të vitit 1979, përkatësisht 40 vite më parë raketa e parë Ariane u nis nga Guajana duke shënuar hyrjen e Europës në garën ndërkombëtare për hapësirën. Tani, në përvjetorin e 40-të , programi europian hapësinor ka kryer 250 lancime dhe ka hedhur rreth 400 satelitë në orbitë. Satelitët luajnë rol akoma më të rëndësishëm në ditët e sotme. Ata përdoren për të komunikuar, parë televizor apo lokalizuar përmes GPS. Ariane është përballur me konkurrentë të fortë nga lojtarë të tjerë prej vitesh përfshirë këtu edhe kompanitë private Space X apo Blue Origin. Me Kinën që punon në anën tjetër , Europa po planifikon të shpenzojë 16 miliardë euro për të forcuar lidershipin e saj në hapësirë.