Apple dhe Samsung vijojne betejen per patentat!
Written by rt on 15/05/2018
Dy kompanite me te medha ne fushen e telefonave inteligjente, perballen ne serine e trete per nje set prej pese patentash. Proceset gjyqesore kane nisur prej vitesh, kompania “Apple” fitoi ne 2012, duke detyruar “Samsung” qe te paguaje 1.05 miliarde dollare si demshperblim per kompanine amerikane.Shuma u reduktua ne 400 milione pas apelimit te kompanise koreano-jugore, qe nuk u dorezua me kaq, por vendosi qe ta dergoje çeshtjen ne Gjykaten Supreme te Shteteve te Bashkuara.Kjo e fundit duhet te vendose nese menyra dhe metodika e perdorur per te perllogaritur demet qe i jane shkaktuar “Apple” qendrojne apo jo.Por edhe ne kete gjykate procesi nuk eshte i thjeshte. Pas dy seancave degjimore, palet kane ende pretendime se kane prova te reja, qe u japin te drejte megjithate kjo mbetet per tu pare ne vijim.