Antitrupat e prodhuara në laborator që kurojnë koronavirusin/ Britania e para që miraton këtë trajtim!

Written by on 23/08/2021

Një trajtim i ri që lufton COVID-19 është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i zhvilluar nga Regeneron, një firmë në Nju Jork, përdor një kombinim të dy antitrupave monoklonalë të prodhuara në laborator të cilat imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi dhe sulmojnë virusin.

Këto antitrupa janë proteina të sistemit imunitar dhe testimet tregojnë se ilaçi përmirëson rezistencën e pacientëve me COVID-19, parandalon infeksionin dhe zvogëlon nevojën për trajtim spitalor.Një studim i bërë në spitalet britanike zbuloi se trajtimi shpëtoi jetën e shumë prej atyre që nuk kishin antitrupa. Ky trajtim është shumë i shtrenjtë dhe ka të ngjarë të rezervohet për ata që rrezikojnë më shumë të sëmuren rëndë nga coronavirusi.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist