ANSA: Shqipëria me një bum turistik për 2019
Written by rt on 30/04/2019
Shqipëria po përgatitet për një bum tjetër turistik gjatë 2019. Vitin e kaluar, vizitorët e huaj arritën shifrën e 6 milionë turistëve, me një rritje prej më shumë se 15% krahasuar me nje vit më parë, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA, në një artikull të publikuar për Shqipërinë. Ne artikullin e Ansa-s permendet Fishta dhe nje prej shembujve me te mire te agroturizmit ne Shqiperi, Mrizi I Zanave, gjithashtuu Durrësi me gjurmët romake dhe me nje kuzhine fantastike ne restorantet me pamje nga deti. Ndër plazhet më të rëndësishme në jug të Vlorës, Ansa vecon Ksamilin, Orikumin, Himaren deri në perlën e vogël të Sarandës. Nder te tjera ne kete artikull thuhet se 470 kilometra të bregdetit shqiptar tërheqin çdo vit më shumë gjermanë, polakë, francezë dhe turistë nga Europa Veriore. Italianët renditen të parët në aspektin e numrit më të lartë .

Processed with Snapseed.