ANSA: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, fushata qe promovon Shqiperine
Written by rt on 08/03/2019
ANSA: “Rrëmbehu nga Shqipëria”, fushata qe promovon Shqiperine
Projektet e ndërmarra në turizëm për promovimin e vlerave dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve në vendin tonë, ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencive të huaja të lajmeve. Agjencia e lajmeve italiane, ANSA ka shkruar një artikull për Shqipërinë turistike dhe nismat e ndërmarra në fushën e turizmit. Shqipëria se fundmi ka nisur një fushatë ndërkombëtare me moton “Be taken by Albania”(Rrëmbehu nga Shqipëria), në mënyrë që të tërheqë më shumë turistë në vend. “Për të arritur qëllimin tonë të 10 milionë turistëve në vit, ne kemi nevojë për turizmin për 12 muaj duke sjellë së bashku kulturën, natyrën dhe trashëgiminë njerëzore,” tha prezantimit të projektit ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Sipas INSTAT , Shqipëria u vizitua vitin e kaluar nga rreth gjashtë milionë turistë të huaj, 2.2 milionë më shumë se në vitin 2014.