Anijet shqiptare në listën e zezë
Written by rt on 20/06/2019
Memorandumi i Parisit i ka futur në listën e zezë, anijet shqiptare që lundrojnë në ujërat ndërkombëtare. Organizimi vlerëson gjendjen dhe standardin e anijeve të secilit shtet , përpos faktit nëse shteti është ose jo firmëtar në memorandum. Edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e shteteve firmëtare inspektimet e fundit e kanë përfshirë flamurin shqiptar në listën e zezë. Në listë, Shqipëria cilësohet si vend me rrezik mesatarisht të lartë. Lista e re pritet në hyjë në fuqi në korrik të këtij viti. Sipas deklarimit prej 1 korrikut anijet shqiptare nuk do të lejohen të ankorohen në portet e listës së memoranduimit, ku përfshihen pjesa më e madhe e porteve europiane. Vendi ynë do të jetë në listë lrah vendeve si Kamboxhia, Kongo , Ukraina dhe Moldavia.