“Anija Jonë”, në Bienalen e Venecias
Written by rt on 08/05/2019
Një anije peshkimi e mbytur në brigjet e Libisë ne vitin 2015, duke tërhequr me vete qindra emigrantë, do të jetë në qendër të edicionit te 58 te Bienales së Venecias. Mbetjet e anijes do të ekspozohen në Arsenale, ish-kantieri detar që i siguroi për shekuj me radhë Republikës së Venedikut fuqinë e saj të jashtëzakonshme detare. Relikja, e quajtur “Anija jonë” , sipas organizatoreve , nxjerr në pah përgjegjësinë tonë të përbashkët që përfaqëson politikat kolektive te cilat krijojnë rrënime të tilla. Të paktën 800 vetë besohet të kenë humbur jetën në 18 prill 2015, nga përmbysja e mjetit lundrues që u përplas me një anije mallrash portugeze.Aksidentit i mbijetuan vetëm 28 persona.