Anija hapsinore kineze ben histori, ulet ne anen e “erret” te Henes!

Written by on 03/01/2019

Anija hapsinore kineze ben histori, ulet ne anen e “erret” te Henes!

Nje anije hapesinore kineze ka ribere historine duke prekur keshtu pjesen e larget te Henes. Kjo shihet si nje arritje historike jo vetem per Kinen por edhe me gjere, pasi eshte hera e pare qe nje mision hapesinor zbret ne anen e erret te Henes. Anija kozmike Chang`e 4 u leshua ne hapesire ne muajin Dhjetor, duke transmetuar imazhin e pare nga afer te anes se erret te henes, pak ore pas mesnates se dates 2 janar.Kjo ane eshte e padukshme per token pasi eshte ajo qe nuk zbulohet kurre. Misionet e meparshme kane arritur vetem qe ta shohin kete ane te henes por asnjehere nuk kane zbritur ne te.Zbarkimi i misionit kinez ne kete pjese te Henes ka hequr keshtu ate vellon e mistershme qe e mbulonte duke hapur nje kapitull te ri ne drejtim te eksplorimit njerezor te saj.Nga ana tjeter, ky mision perkthehet ne nje hap mjaft te rendesishem perpara per Kinen dhe ambicien e saj per te zgjeruar programin hapesinor.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist