Anglia mund te shese impiantin historik “Wembley”

Written by on 27/04/2018

Anglia mund te shese impiantin historik “Wembley”

 

Federata angleze e Futbollit ka marre nje propozim per blerjen e impiantit historik Wembley. Oferta e ardhur perflitet te jete mbi 500 milione sterlina. Oferta ka ardhur nga miliarderi Shad Khan, pronar i Fulam dhe Jacksonville Jaguars, franchise NFL (kampionati i futbollit amerikan ne SHBA). Konfirmimi i ofertes ka ardhur si nga ana e NFL si nga FA.

Blerja nga ana e Khan mund t’i hapte dyert franchise se pare me seli ne Europe ne NFL. Zerat rreth mundesise se krijimit apo te zhvendosjes se nje klubi te futbollit amerikan ne Angli jane bere gjithnje e me te shpeshte ne vitet e fundit, pas suksesit ne Londer nga ana e NFL ne sezonin e fundit.Nese plani do te behej realitet, kombetarja angleze do te detyrohej te gjente nje tjeter impiant per ndeshjet gjate periudhes shtator – shkurt, gjate se ciles zhvillohet sezoni i kampionatit amerikan te futbollit.


Current track

Title

Artist

Background