Amsterdami do të ndalojë qarkullimin e makinave me karburant!
Written by rt on 06/05/2019
Amsterdami dëshiron të ndalojë qarkullimin e automjeteve me karburant deri në vitin 2030. Ky ndalim do të jetë një tranzicion gradual që do të fillojë në vitin 2020, si fillim për mjetet me naftë që kanë vjetërsi përdorimi mbi 15 vjet dhe më pas edhe për mjetet e tjera. Në fund të 2030 , të gjitha makinat me naftë dhe benzinë do t’i nënshtrohen ndalimit. Propozimi është bërë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Amsterdamit, dhe pritet të miratohet.