Amerikanët kudo me maska, shpresa që të rihapet ekonomia e SHBA-së

Written by on 01/02/2021

Për muajin shkurt amerikanët duhet të mbajnë maska me detyrim në të gjitha llojet e transportit publik. Në urdhër specifikohet  që maskat të vendosen nga të gjithë udhëtarët përfshirë avionë, terminale, anije, tragete, trena, stacione treni, metro, autobusë, taksi dhe mënyra të tjera transporti. Ekspertët besojnë se vendosja e maskave do t’i mbrojë amerikanët, do të ndihmojë sistemin shëndetësor dhe do të bëjë që ekonomia e SHBA-ve të rihapet. Urdhri për maskat vjen si pjesë e administratës së re të Joe Biden, pasi në ditët e qeverisjes së Donald Trump maska nuk ishte me detyrim në transportin publik.


Current track

Title

Artist