Amerika shpreh solidaritetin në mënyrën më të veçantë!
Written by Radio Travel on 28/11/2019
Në këto ditë të vështira për popullin shqiptar, me banorët e prekur më së shumti nga tërmeti janë solidarizuar shumë figura politike, personazhe të njohura të artit, krerë shtetesh dhe organizata të ndryshme. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane në vendin tonë ka shprehur solidaritetin, duke theksuar se Shqipëria është vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këto ditë të vështira. Forcat e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Shqipëri për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.