Ambiente të gjelbra, nejrëz te lumtur!

Written by on 09/03/2019

Ambiente të gjelbra, nejrëz te lumtur! Sipas një studimi të kryer së fundmi nga universiteti Alabama , ambientet e gjelbra janë cilësuar si një prej elemtnëve që kanë një ndikim shumë pozitiv në rritjen e lumturisë tek njerëzit. Prandaj lagjet e ndryshme duhet të kenë patjetër parqe ku rezidentët që banojnë aty të kenë mundësinë që të shkojnë dhe të kalojnë aty qoftë edhe vetëm disa minuta. Referuar gjithmonë studimit të mësipërm, nëse njerëzit do të shpenzonin qoftë edhe vetëm 20 minuta të kohës së tyre në parqet që kanë pranë shtëpisë, ata do të ndiheshin më të lumtur. Një gjë e tillë ka të bëjë me faktin se kur njerëzit shkojnë në mjedise të gjelbra përfitimet që ata marrin janë të shumta, duke filluar nga reduktimi i nivelit të stresit dhe mbi të gjitha shplodhja nga lodhja mendore. Një prej sfidave më të mëdha me të cilën po përballen banorët e qyteteve, është se edhe pse ata e dinë fare mirë rëndësinë e hapësirave të gjelbra rreth pallateve ku banojnë, ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po i zhdukin ato, nga dita në ditë, gjë kjo e cila duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist