Ambasada greke jep njoftimin/Kufijtë Shqipëri-Greqi hapen në këtë datë
Written by Radio Travel on 31/05/2021
Greqia ka shtyrë sërish afatin për ndalimin e udhëtimeve tokësore mes dy vendeve. Me anë të një deklarate të publikuar nga Ambasada Greke në Tiranë, njoftohet se masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 që kanë hyrë në fuqi që prej muajit nëntor do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në 7 qershor.
Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe do të lejohet vetëm kalimi i 400 punëtorëve sezonalë çdo ditë./radiotravel.al