Amazon me librari me katër yje

Written by on 07/03/2019

 Amazon synon të hapë këtë vit librari të reja me katër yje, ku do të shiten produktet më të vlerësuara, njoftoi të mërkurën kompania, që pritet nga ana tjetër të mbyllë stendat e vogla të tregtimit të librave në SHBA.

”Pas një studimi të kujdesshëm të tregut, ne vendosëm të ndërpresim programin tonë të kioskave pop-up për të shtuar numrin e dyqaneve ‘Amazon Books’ dhe ‘Amazon katër yje’,  ku do t’i prezantojmë klientëve një gamë më të gjerë produktesh’’, tha për median një zëdhënëse e kompanisë.

”Ne planifikojmë gjatë këtij viti të hapim pika të reja shitjeje në këtë kategori”, shtoi ajo.

Të 87 dyqanet e vogla të tregtimit të librave, që ndodhen në SHBA, do të mbyllen menjëherë pas muajit prill.

Të hapura për herë të parë në 2014, këto stenda, që ndodhen në qendra tregtare apo në fasadat e një biznesi, u mundësojnë klientëve të testojnë dhe të blejë produkte edhe elektronike si smart speaker, tableta apo shërbime të tjera


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist