Altari në parkun arkeologjik të Orikut do të restaurohet
Written by rt on 23/07/2018
Altari në parkun arkeologjik të Orikut do të restaurohet
Parku arkeologjik i Orikut ne Vlorë, do t’I nenshtrohet restaurimit, nepermjet nej projekti te miratuar tashem nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Instituti i Monumenteve të Kulturës bën me dije se projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë parashikon ndërhyrje restauruese në altar, të cilat konsistojnë në rikompozimin me anë të anastilozës të elementëve përbërës të altarit. Hartimi i projektit për altarin në Orik vjen në vijim të projekteve që po publikon IMK, por që për specialistët e fushës së trashëgimisë kulturore ka ende shumë për të bërë.