Alpet Shqiptare pjese e promovimit te Lonely Planet!
Written by rt on 28/08/2018
Alpet Shqiptare po mahnisin gjithnje e me shume turistet e huaj, duke u kthyer me shpejtesi ne nje destinacionin e tyre te preferuar. Ne kerkim te shtigjeve te pashenjuara, kompania mediatike e sporteve ekstreme dhe aktiviteteve outdoor, Teton Gravity Research, pjese e Lonely Planet, ka vizituar Shqiperine dhe ka promovuar me pas pamje mahnitese te Alpeve tona. Turistet qe zgjedhin Luginen e Valbones dhe Alpet Shqiptare per te kaluar pushimet e tyre, do te kene informacionin e domosdoshem per kete destinacion, aktivitetet, sherbimet dhe pikat me interes per t’u vizituar. Qe prej 1 Gushtit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur Zyren e Informacionit Turistik ne Valbone. Po ashtu FSHZH ka kontribuar ne hartimin e Masterplanit te Alpeve, dokumenti strategjik i zhvillimit te rajonit per 15 vitet e ardhshme, ndersa ka nisur investimet e para bazuar ne kete dokument.