Alma Mile vjen më një botim për profesionet e harruara

Written by on 05/02/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Alma Mile, gazetare e kulturës dhe njohëse shumë e mirë e realitetit kulturor në Shqipëri. Ajo foli për botimin më të fundit që ka sjellë Ministria e Kulturës së bashkë me punën e saj dhe të Aldo Bonota, me 15 profesione mjeshtrish që sot e kësaj dite i gjejmë jo shpesh.”Sekrete Mjeshtëria”, cikël portretesh, quhet botimi dhe është një punë e detajuar me disa nga protagonistët e këtyre profesioneve që rrëfejnë në vetë të parë përvojën e tyre të një jete. Për Almën ky ishte një botim që i mungonte Shqipërisë, pasi këta njerëz nuk kërkonin famën, por botimi ishte një vlerësim për punën e tyre të palodhur.


Current track

Title

Artist